FOTOT/ Presidenti Zelenskyy viziton qytetin strategjik të rimarrë nga ushtria ukrainase

Botë | 4 vite më parë

Me dorën në zemër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pa ndërsa flamuri i Ukrainës u ngrit sot mbi qytetin e rimarrë së fundmi të Iziumit. Ai u mor me një sulm të rrallë, duke bërë të dukshme tërheqjen e turpshme të Moskës përballë një kundërofensive të rrufeshme ukrainase. Forcat ruse u larguan nga qyteti javën e kaluar, ndërsa ushtarët e Kievit bënë një përparim mahnitës duke rimarrë pjesë të mëdha territori në rajonin verilindor të Kharkiv-it.

Ndërsa Zelenskyy shikonte dhe këndonte himnin kombëtar, flamuri ukrainas u ngrit përpara ndërtesës së bashkisë së djegur, Qyteti është thuajse i shkatërruar, ndërtesat e banimit janë nxirë nga zjarri prej sulmeve të artilerisë.

“Pamja është shumë tronditëse, por jo për mua,” tha Zelenskyy në komentet e tij të shkurtra për shtypin, “sepse filluam të shohim të njëjtat fotografi nga Bucha, nga territoret e para të de-okupuara. Të njëjtat ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të vrarë”- tha ai.

Pasi forcat ruse u tërhoqën nga Bucha, në periferi të kryeqytetit të Kievit, në javët e para të luftës, trupat e civilëve u gjetën të hedhura në rrugë, oborre dhe varre masive. Shumë kishin shenja torture. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme