SHBA vendos sanksione ndaj 10 shtetasve iranianë, si organizatorë dhe zbatues të sulmeve kibernetike

SHBA zgjeron listën e sanksioneve ndaj shtetasve iranianë, të cilët dyshohet se janë organizatorë dhe zbatues të sulmeve kibernetik ndaj SHBA-së dhe vendeve të saj aleate.
Departamenti amerikan i Thesarit bëri të ditur se ka vendosur sanksione ndaj 10 shtetasve iranianë, pasi kanë kompromentuar rrjetet në Shtetet e Bashkuara, si dhe vende të tjera që nga viti 2020.
Departamenti amerikan i Thesarit shkruan se shtetasit iranianë, ndaj të cilëve u vendosën sanksione, janë pjesë e grupit IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit). Ata kanë kërcënuar sigurinë e SHBA-së dhe të vendeve të saj aleate.
“Aktorët e Ransomware dhe kriminelët e tjerë kibernetikë, pavarësisht nga origjina e tyre kombëtare ose baza e operacioneve, kanë shënjestruar bizneset dhe infrastrukturën kritike, duke kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë fizike dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime koordinuese me partnerët tanë globalë për të luftuar dhe parandaluar kërcënimet e ransomware, përfshirë ato që lidhen me IRGC-në”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmi dhe Inteligjenca Financiare Brian E. Nelson.
Grupi i lidhur me IRGC përbëhet nga punonjës dhe bashkëpunëtorë të Najee Technology Hooshmand Fater LLC (Najee Technology) dhe Afkar System Yazd Company (Afkar System). Sanksionet janë vendosur ndaj: Mansour pronar, drejtor menaxhues dhe kryetar i bordit të Najee Technology. Ahmad Khatibi Aghda, drejtor menaxhues dhe anëtar i bordit të Afkar System. Punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tjerë ndaj të cilëve janë vënë sanksione janë: Ali Agha-Ahmadi (Ali Ahmadi); Mohammad Agha Ahmadi (Mohammed Ahmadi); Mo’in Mahdavi (Mehdavi); Aliakbar Rashidi-Barjini (Rashidi); Amir Hossein Nikaeen Ravari (Nikaeen);Mostafa Haxhi Hosseini (Mostafa); Mojtaba Haxhi Hosseini (Mojtaba); dhe, Mohammad Shakeri-Ashtijeh (Shakeri). Treasury.gov
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




