Gjendet i vdekur biznesmeni rus, viktima e 9 mes personaliteteve të njohur që vdes në mënyrë misterioze

Biznesmeni rus Ivan Pechorin, menaxheri kryesor i Korporatës për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut, është gjetur i vdekur në Vladivostok.
“Më 12 shtator 2022, u bë e ditur për vdekjen tragjike të kolegut tonë, Ivan Pechorin, Drejtor Menaxhues për Industrinë e Aviacionit të Korporatës për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut”, thuhet në një deklaratë nga kompania.
Sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti, administrata e Vladivostok tha se trupi i tij u gjet pranë fshatit Beregovoe, pasi u mbyt pranë Kepit Ignatyev në Vladivostok.
Pechorin është të paktën biznesmeni i nëntë i shquar rusë që thuhet se ka vdekur nga vetëvrasja ose në aksidente të pashpjegueshme që nga fundi i janarit, gjashtë prej të cilëve të lidhur me dy kompanitë më të mëdha të energjisë ruse./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




