Azerbajxhani dhe Armenia vijojnë konfliktin e armatosur, SHBA thirrje t’i japin fund: Riktheni paqen

Armiqësitë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë vazhdojnë një ditë pasi dhjetëra ushtarë nga të dyja palët u vranë në përleshjet më të këqija që kanë shpërthyer midis dy vendeve fqinje që nga një luftë e vitit 2020.
Të paktën 49 ushtarë armenë dhe 50 azerbajxhanë u vranë të martën, teksa të dy vendet që fajësuan njëri-tjetrin për fillimin e armiqësive.
Qeveria armene njoftoi se kryeministri Nikol Pashinyan zhvilloi bisedime për situatën me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Në bisedën telefonike mes të dyve, Armenia akuzoi Azerbajxhanin për përshkallëzim të tensionit.
Nga ana tjetër, siç tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ai pati bisedime me homologun e tij azerbajxhanas në lidhje me “provokimet armene” në kufirin me Azerbajxhanin dhe i bëri thirrje vendit që të fokusohet në negociatat e paqes.
“Armenia duhet të ndalojë provokimet dhe të përqendrohet në negociatat e paqes dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin”, shkroi Cavusoglu në Twitter pas bisedimeve me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov.
Në të njëjtën kohë, ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Armenisë diskutuan dhe ranë dakord të marrin masa për të stabilizuar situatën në kufirin e Armenisë me Azerbajxhanin, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax duke cituar Ministrinë armene të Mbrojtjes.
Rusia është aleate e Armenisë përmes Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive. Moska u bëri thirrje të dy vendeve të pushojnë armiqësitë dhe të zbatojnë armëpushimin e rënë dakord .
Shqetësimin e fortë të qeverisë amerikane për situatën në kufirin e dy vendeve e ka shprehur më herët Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të konflikteve.
“Siç e kemi bërë të qartë prej kohësh, nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për konfliktin”, tha kryediplomati amerikan në një deklaratë. “Ne bëjmë thirrje për një fund të menjëhershëm të armiqësive ushtarake”, nënvizon ai.
Dy vendet fqinje luftuan kanë luftuar me njëri-tjetrin në vitet 1990 dhe 2020 për rajonin e Nagorno-Karabakh, një enklavë azere e banuar kryesisht nga armenë.
Gjashtë javë luftime në vjeshtën e vitit 2020 morën jetën e më shumë se 6,500 njerëzve dhe kulmuan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.
Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Armenia lëshoi një pjesë të territorit që kishte kontrolluar për dekada dhe Moska vendosi rreth 2,000 paqeruajtës rusë për të mbikëqyrur armëpushimin e brishtë./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




