Papa Françesku në Kazakistan: Kërkoj paqe në Ukrainë, të marrë fund lufta mizore dhe e pakuptimtë

Botë | 4 vite më parë

“Këtu Gjon Pali II erdhi për të mbjellë shpresë menjëherë pas sulmeve tragjike të vitit 2001. Unë vij atje në rrjedhën e luftës së çmendur dhe tragjike që buron nga pushtimi i Ukrainës, ndërsa përplasjet dhe kërcënimet e tjera të konflikteve rrezikojnë kohën tonë“. Kështu u shpreh Papa Françesku në fjalimin e tij në takimin në auditorin e Sallës së Koncerteve Qazaq në Nur-Sulltan në Kazakistan me autoritetet, shoqërinë civile dhe Trupin Diplomatik.

“Unë vij të përforcoj thirrjen e shumë njerëzve që kërkojnë paqen, një rrugë thelbësore zhvillimi për botën tonë të globalizuar“, nënvizoi Papa, duke përsëritur nevojën për të arritur një paqe ndërkombëtare sa më shpejt të jetë e mundur për të “shmangur intensifikimin e rivalitetit dhe forcimin e blloqeve kundërshtare“. Të gjithë duhet të angazhohen në dialog dhe takim”, theksoi Papa Françesku.

Papa Françesku mbërriti të martën në Kazakistan në një vizitë tre ditore, ku do të promovojë dialogun, pavarësisht realitetit të luftës në Ukrainë. Papa do të marrë pjesë në një samit ndërfetar në Nur-Sulltan, në prani të njëqind delegacioneve nga rreth 50 vende.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme