BE i thotë “Jo” çmimit tavan për gazin rus, në plan vendosja e taksave të “jashtëzakonshme” për kompanitë e energjisë

Komisioni Europian po largohet nga ideja për vendosjen e një çmimi tavan për gazin natyror rus, megjithatë duket i gatshëm të vazhdojë me vendosjen e taksave të jashtëzakonshme për kompanitë e energjisë.
Projekt-rregullorja e “mjetit të urgjencës së energjisë elektrike” nuk parashikon një kufi për gazin natyror rus ose të importuar, pasi vendet anëtare nuk arritën një marrëveshje javën e kaluar. Në vend të kësaj, BE-ja pritet të vendosë taksa të papritura mbi fitimet e larta të kompanive të karburanteve fosile.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet të publikojë planin e Evropës për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike kur të mbajë fjalimin e saj vjetor për gjendjen e BE të mërkurën.
Vendet që importojnë sasi të mëdha gazi natyror nga Rusia, duke përfshirë Hungarinë , Sllovakinë dhe Austrinë , kanë kundërshtuar të gjitha vendosjen e një çmimi tavan, nga frika se Kremlini mund të mbyllë rubinetin e gazit.
Dhe kjo do t’i zhyste vendet e tyre në recesion. Vladimir Putin tashmë ka kërcënuar se do të frenojë eksportet e energjisë në Evropë nëse vendoset një kufi.
Kompanitë e naftës dhe gazit do të përballen me një taksë të veçantë, të përshkruar si një ” taksë solidariteti”. Propozimi i Komisionit për një taksë të përkohshme “solidariteti” për industritë e naftës, gazit natyror , qymyrit dhe rafinerisë do të arrijë në 33% të fitimeve të tyre shtesë./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




