Hetimet mbi Trump, 30 bashkëpunëtorë të ish-presidentit thirren për t’u marrë në pyetje

Dhjetëra persona që kanë punuar për Doland Trump kanë marrë fletëthirrje për t’u marrë në pyetje mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë skemën e rreme elektorale, mbledhjen kryesore të fondeve të Trump dhe mjetin politik, Save America PAC, organizimin e tubimit më 6 janar dhe çdo komunikim me persona që punuan për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Kjo pasi Departamenti i Drejtësisë ka intensifikuar hetimin e tij penal të 6 janarit të 2021.
Midis tyre janë ish-menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien dhe Sean Dollman, i cili punoi për fushatën presidenciale të Trump 2020 si shef financiar. Dan Scavino, ish-zëvendës shefi i kabinetit të Trump, gjithashtu së fundmi mori një fletëthirrje. Në total, më shumë se 30 persona që kishin lidhje me Trump kanë marrë fletëthirrje ditët e fundit.
Stuhia e fletëthirrjeve dhe aktiviteteve të tjera hetimore erdhën në ditët pak para se Departamenti i Drejtësisë të fillonte periudhën standarde të qetësisë parazgjedhore, një periudhë 60-ditore përpara zgjedhjeve afatmesme gjatë së cilës departamenti në përgjithësi kërkon të shmangë marrjen e veprimeve të hapura hetimore në hetimet e ndjeshme politikisht për shmangni shfaqjen e përpjekjes për të ndikuar në zgjedhje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




