Paralajmërimet e Turqisë/ Macron takon Mitsotakis: Franca mbështet Greqinë, aleancat nuk ndërtohen brenda natës

Pas paralajmërimeve të bëra së fundmi nga Turqia, Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ky takim dhe konfirmimi i marrëveshjes strategjike mes Greqisë dhe Francës mbrëmjen e 12 shtatorit, i dhanë një mesazh të qartë Turqisë për aleancën mes dy vendeve.
“Fjalët e presidentit francez nuk ishin formale, nuk ishin një goditje miqësore pas shpine, por vulosje e një marrëveshjeje që jo vetëm forcon marrëdhëniet Greqi-Francë, por ka hedhur themelet për autonominë ushtarake të Evropës”, thanë burimet qeveritare, raporton news.gr.
Semiotika e takimit, në një kohë kur sulmet dhe kërcënimet nga Ankaraja ndaj Athinës janë të përditshme, i tregoi presidentit turk se marrëveshja e mbrojtjes e nënshkruar nga dy vendet nuk është vetëm një marrëveshje në letër.
Fjalët e shqiptuara nga presidenti francez u zgjodhën me kujdes. “Provokime të papranueshme”, “demokraci”, “liri”, “respektim i të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar” dhe sigurisht “respektimi i ligjit të detit”. Macron tha sa më qartë që Franca e mbështet Greqinë qartë dhe me vendosmëri.
“Këto lloj aleancash nuk ndërtohen brenda natës. Ka kaluar një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe tani po dëshmon në praktikë se po jep fryte”, tha një zyrtar i qeverisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




