Lufta në Ukrainë, Zelensky: Kemi dyfishuar territoret e rimarra

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se forcat e tij kanë rimarrë mbi 2,000 km katrorë në një kundërofensivë të shpejtë në Ukrainën lindore. Kjo do të thotë se forcat e Kievit kanë dyfishuar fitimet territorin e rimarrë në pak më shumë se 24 orë. Përparimi i shpejtë i Ukrainës bëri që trupat të hynë në qytetet kryesore të Izyum dhe Kupiansk të shtunën.
Por zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se luftimet kanë vazhduar jashtë këtyre qyteteve.
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase po luftonin ende për të fituar kontrollin e një numri vendbanimesh rreth Izyum, ndërsa shtuan se më shumë se 30 qytete dhe fshatra janë rimarrë në rajonin e Kharkiv.
Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi tërheqjen e forcave të saj nga vetë Izyum dhe Kupiansk, gjë që tha se do t’i lejonte forcat e saj “të rigrupohen” në territorin e mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Moska. Ministria ruse konfirmoi po ashtu edhe gjithashtu tërheqjen e trupave nga një qytet i tretë kyç, Balaklya, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk. Megjithatë rusët ende mbajnë rreth një të pestën e vendit./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




