“Fshati i deleve i reziston pushtimit të ujqërve”, Kina dënon me burg 5 logopedë: Botuan libra rebelues për fëmijë

Botë | 4 vite më parë

Pesë logopedë janë dënuar me 19 muaj burg në Kinë, pasi akuzohen se botuan libra për fëmijë që konsiderohen “rebelë”. Lorie Lai, Melody Yeung, Sidney Ng, Samuel Chan dhe Marco Fong u shpallën fajtorë për “komplot për të shtypur, botuar, shpërndarë, shfaqur dhe/ose riprodhuar botime rebele”.

Gjykata i konsideroi librat si një përpjekje “për shpëlarjeje truri me synimin për të udhëhequr fëmijët shumë të vegjël që të pranojnë pikëpamjet dhe vlerat e tyre, që Pekini nuk ka pushtet mbi Hong Kong.

Librat për të cilët 5 logopedët u dënuan tregojnë historinë e një fshati delesh që i rezistojnë një tufe ujqërish që shkojnë për t’i pushtuar.

Historinë prokurorët e qeverisë e konsideruan se kishte për qëllim të provokonte përbuzjen e qeverisë lokale dhe qeverisë qendrore të Kinës në Pekin.

Në libër, ujqërit u përpoqën të pushtonin një fshat dhe të hanin delet, ndërsa 12 dele detyrohen të largohen nga fshati i tyre pasi ishin në shënjestër të ujqërve, gjë që gjykata besonte se aludonte në rastin kur 12 aktivistë të Hong Kongut u përpoqën të iknin për në Tajvan si të arratisur, por u kapën nga forcat kineze të zbatimit të ligjit./ CNN

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme