‘Kasapi i Bosnjës’ Ratko Mlladiç shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Ratko Mlladiç, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, u shtrua në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua në burg. Sipas raportimeve në mediat serbe, i dënuari për krime lufte ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“Ai u dërgua në spitalin e burgut për shkak të dobësisë së përgjithshme, inflamacionit të mushkërive dhe ankesave të zemrës. Kontrollet vazhdojnë”, tha djali i tij Darko Mlladiç.
Mlladiç akuzohet për gjenocidin ne Bosnje. Gjykata e Hagës dënoi ish-komandantin serb të Bosnjës Mlladiç me burgim të përjetshëm për përhapjen e terrorit midis civilëve në kryeqytetin Sarajevë dhe pjesë të tjera të Bosnje dhe Hercegovinës në një përpjekje për të pastruar jo-serbët nga territore të caktuara.
Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan qytetin lindor të Srebrenicës në korrik 1995.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




