Tensionet Greqi-Turqi, SHBA dhe NATO i përgjigjen Erdoganit: Dallimet zgjidhen me dialog

Botë | 4 vite më parë

SHBA dhe NATO kërkojnë që dallimet mes Greqisë dhe Turqisë të zgjidhen me dialog. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thanë se Greqia dhe Turqia janë “dy aleatë të rëndësishëm” dhe se dy vendet kanë biseduar në mënyrë konstruktive në të kaluarën dhe presim që kjo të ndodhë përsëri.

“Turqia dhe Greqia janë dy aleatë të vlefshëm. Ata marrin pjesë dhe kontribuojnë në NATO në mënyra të ndryshme. Çdo mosmarrëveshje mes tyre duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike. Në NATO ne kemi një mekanizëm de-përshkallëzimi – i cili tashmë është përdorur – përmes të cilit Turqia dhe Greqia angazhohen për të ofruar informacion dhe mënyra për të de-përshkallëzuar çdo situatë apo sjellje të rrezikshme në Egje. Është normale që të ketë dallime mes 30 vendeve. Ne jemi 30 demokraci të ndryshme dhe sigurisht që jo gjithmonë biem dakord për të gjitha çështjet,” thanë ato.

Stoltenberg mirëpriti sot Sekretarin e Shtetit të SHBA-së në selinë e NATO-s për një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut për trajtimin e pushtimit rus të Ukrainës.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme