Zelensky: Ukraina ka rimarrë 1000 kilometra katrorë në një javë

Botë | 4 vite më parë

Ukraina pretendon se ka rimarrë më shumë se 1,000 km katrorë (385 milje katrorë) territor në jug dhe lindje të saj nga Rusia javën e fundit.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se zona ishte “çliruar” si pjesë e një kundërofensive që nga 1 shtatori.

Më shumë se 20 fshatra në rajonin e Kharkiv janë rimarrë.

Forcat ruse kanë kundërshtuar disa nga përparimet, të cilat nëse konfirmohen do të shënonin një fitore të rëndësishme për Ukrainën.

“Kyiv ka çliruar “dhjetëra vendbanime” pranë rajonit verilindor të Kharkiv deri më tani këtë muaj”, tha Presidenti Zelensky.

Kremlini refuzoi të premten të komentojë mbi pretendimet e Kievit për rimarrjen e territorit pranë Kharkiv, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Por disa zyrtarë rusë e kundërshtuan masën e përparimeve – duke përfshirë pretendimin e Kievit se kishte rimarrë qytetin e Balakliya, të bërë në një video nga ushtarët ukrainas dhe të shpërndarë nga Presidenti Zelensky.

Zyrtari lokal i emëruar nga Moska, Vitaly Gançev, i tha televizionit shtetëror rus se nuk ishte kështu, duke pohuar se pavarësisht përpjekjeve të Ukrainës për të rimarrë qytetin, forcat ruse i kishin luftuar me sukses.

“Qyteti është nën kontrollin tonë,” tha zoti Ganchev të enjten sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.

Ukraina ka luftuar për të larguar trupat ruse, por këto përparime të fundit mund ta pozicionojnë ushtrinë e Ukrainës brenda distancës luftarake të një linje kryesore hekurudhore që furnizon forcat ruse.

Sipas analizave të Institutit për Studimin e Luftës, trupat e Kievit janë tani vetëm 15 km (9 milje) nga qyteti i Kupiansk, shtëpia e një nyje thelbësore hekurudhore që Moska ka përdorur për të furnizuar trupat e saj në fushën e betejës.

Ndërsa Ukraina pretendon se ka avancuar trupat e saj në disa pjesë të vendit, në zona të tjera ka pasur raporte për ripërtëritje të sulmeve ajrore ruse.

Të premten, guvernatori i rajonit Sumy verilindor të Ukrainës Dmytro Zhvytskyi pretendoi se një sulm ajror rus kishte “shkatërruar” një spital, duke plagosur shumë njerëz.

rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme