Shefi i OKB-së apel ndihmë “masive” për Pakistanin e përmbytur

Botë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres teksa mbërriti në Pakistan i bëri thirrje botës për ndihmë masive të premten, ai mbështeti reagimin e tij ndaj fatkeqësis nga përmbytjet, për të cilën ai dhe qeveria kanë fajësuar ndryshimet klimatike.

Shirat rekord të musonit dhe shkrirja e akullnajave në malet veriore, kanë shkaktuar përmbytje që kanë rrënuar shtëpi, rrugë, shina hekurudhore, ura, bagëti dhe të mbjella dhe kanë vrarë më shumë se 1,391 njerëz.

Zona të mëdha të vendit janë përmbytur dhe qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Qeveria thotë se jeta e gati 33 milionë njerëzve është ndërprerë.

“Apeloj për mbështetje masive nga komuniteti ndërkombëtar pasi Pakistani i përgjigjet kësaj katastrofe klimatike”, tha Guterres pas mbërritjes.

Ai do të takonte kryeministrin Shehbaz Sharif dhe do të vizitonte zonat e përmbytura në vizitën e tij dy-ditore.

Kombet e Bashkuara kanë nisur një apel për 160 milionë dollarë ndihmë për të ndihmuar Pakistanin të përballet me fatkeqësinë, megjithëse Pakistani vlerëson se përmbytjet kanë shkaktuar humbje prej rreth 10 miliardë dollarësh.

Përveç takimit me Sharifin dhe ministrin e jashtëm Bilawal Bhutto Zardari, Guterres do të vizitojë zonat e prekura gjatë vizitës së tij.

“Kjo vizitë do ta bëjë botën të kuptojë më mirë shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet,” tha në një deklaratë Ministri i Informacionit Marriyum Aurangzeb.

Në korrik dhe gusht, Pakistani mori 391 mm (15.4 inç) shi, ose gati 190% më shumë se mesatarja 30-vjeçare.

Në provincën  jugore të Sindh ka rënë 466% më shumë shi se mesatarja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se më shumë se 6.4 milionë njerëz kanë nevojë për mbështetje humanitare në zonat e përmbytura.

rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme