Fauci: Covid, drejt vaksinimit vjetor si gripi

Botë | 4 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikojnë vaksinë vjetore ndaj covid -19, si në rastin e një gripi të zakonshëm. Njoftimi erdhi pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave javën e kaluar autorizoi injeksione të përditësuara kundër të dy llojeve origjinale të koronavirusit dhe linjave BA.4 dhe BA.5 të variantit Omicron, të cilat janë mbizotëruese. “Ne ka të ngjarë të shkojmë drejt një rruge me një ritëm vaksinimi të ngjashëm me atë të vaksinës vjetore të gripit, me injeksione vjetore të përditësuara Covid-19, që përputhen me variantet që qarkullojnë aktualisht,” u tha gazetarëve këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, Anthony Fauci. Megjithatë, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobët mund të kërkojnë vaksinime më të shpeshta dhe strategjia vjetore do të duhet të rishikohet në rast të shfaqes së një varianti  të ri të rrezikshëm që ndryshon në mënyrë dramatike nga parashikimet.

Ashish Jha, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, shtoi se mesazhi ishte “i thjeshtë” – nëse jeni 12 vjeç ose më i madhë dhe jeni vaksinuar më parë, tani është koha për t’u përforcuar më një vaksinë tjetër. Nëse jeni infektuar ose vaksinuar kohët e fundit, “është e arsyeshme të prisni disa muaj,” shtoi ai.

Njerëzit mund të marrin përforcuesin e Covid në të njëjtën kohë me përforcuesin e gripit, tha ai. “Unë me të vërtetë besoj se kjo është arsyeja pse Zoti na dha dy krahë, një për vaksinën kundër gripit dhe tjetrin për vaksinën kundër Covid.”, tha ai. Zyrtarët amerikanë presin që miliona njerëz të marrin vaksinën përforcuese, të prodhuar nga Pfizer dhe Moderna, në muajin shtator, dhe janë të fokusuar veçanërisht te njerëzit e moshës 50 vjeç e lart. Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Ëalenksky tha se parashikimet treguan se marrja e përforcuesve të Covid me ritme të ngjashme me mbulimin vjetor të gripit mund të parandalojë deri në 100,000 shtrime në spital dhe 9,000 vdekje. Variantet  BA.4 dhe BA.5 të Omicron përbëjnë 99 për qind të llojeve të koronavirusit që qarkullon në Shtetet e Bashkuara dhe parashikohet të vazhdojnë të dominojnë këtë vjeshtë dhe dimër.

rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme