Lufta teknologjike Uashington-Pekin, SHBA ndalon kompanitë që marrin fonde qeveritare që t’i investojnë në Kinë

Botë | 4 vite më parë

Kompanitë amerikane të teknologjisë që marrin fonde federale nuk do të lejohen të ndërtojnë objekte të teknologjisë së avancuar në Kinë për një periudhë dhjetëvjecare. Ky udhëzim i nxjerrë nga adminstrata Biden është pjesë e një plani prej 50 miliardë dollarësh për ndërtimin e indisutrisë vendore të gjysëmpërcuesve. Lëvizja vjen në një kohë që grupet e biznesit po kërkojnë më shumë ndihmë qeveritare për të reduktuar mbështetjen e tyre tek Kina. Ato po përballen me një mungesë botërore të mikrocipave që ka ngadalësuar prodhimin. 

“Ata që marrin fonde nga qeveria nuk mund të kompromentojnë sigurinë kombëtare. Nuk lejohet t’i përdorin këto para për të investuar në Kinë, nuk mund të zhvillojnë teknologji të zhvilluar në Kinë për një periduhë dhjetëvjecar” – u shpreh Sekretarja Amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo.

Prej kohësh SHBA dhe Kina janë përfshirë në mosmarrëveshje për tregtinë dhe teknologjinë. Në muajin gusht, presidenti Biden nëshkroi ligjin për angazhimin e 280 miliardë dollarëve për prodhimin dhe kërkim shkencor në fushën e teknologjisë së lartë. Aktualisth SHBA, plotëson rreth 10 përqind të nevojave të tregut btoror për gjysëmëprcues, të cilat janë element kyç për pajisje që nga makinat deri tek celularët, nga 40 përqind në vitin 1990.

rtsh/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme