Kryeministrja e Britanisë formon kabinetin e ri, ‘shpërblen’ besnikët e saj

Botë | 4 vite më parë

Liz Truss ka filluar të emërojë kabinetin e saj pasi iu kërkua zyrtarisht nga Mbretëresha për të formuar një qeveri të re. Menjëherë pas fjalimit të saj të parë si kryeministre, filluan të dalin detaje se kush do të ishte në kabinetin e ri të Truss.

Kwasi Kwarteng, ish-sekretarja e biznesit të Boris Johnson, është konfirmuar si kancelar i ri. Therese Coffey, ish-sekretarja e punës dhe pensioneve është shpërblyer për besnikërinë e saj ndaj Truss dhe është graduar në postin e sekretares së shëndetësisë dhe zëvendëskryeministres.

James Cleverly, një koleg besnik i Johnson dhe dikush që ka punuar më parë në Ministrinë e Jashtme, është emëruar në postin e sekretarit të jashtëm. Ish-prokurorja e përgjithshme Suella Braverman është emëruar si sekretare e Brendshme. Ish-ministri i zyrës së kabinetit dhe drejtori i përgjithshëm i pagave, Sir Michael Ellis, plotëson postin e prokurorit të përgjithshëm të lënë vakant nga zonja Braverman.

Kryeministrja Truss ka vendosur që Ben Wallace të mbetet sekretar i mbrojtjes, një post që ai e ka mbajtur që nga viti 2019. Jacob Rees-Mogg, ish-ministri i shtetit për mundësitë e Brexit dhe efikasitetin e qeverisë, është promovuar në postin e sekretarit të biznesit.

Ish-sekretari i Irlandës së Veriut Brandon Lewis është shpërblyer për mbështetjen e tij besnike ndaj Truss duke u graduar në postin e sekretarit të drejtësisë. Po ashtu edhe besnikëria e Simon Clarke ka bërë që ai të emërohet sekretar i Thesarit, strehimit dhe komuniteteve. Chris Philp, i cili ka mbajtur role të shumta qeveritare në një sërë departamentesh, duke përfshirë drejtësinë, zyrën e brendshme dhe kulturën, median dhe sportin, merr pozicionin e mëparshëm të Clarke në Thesar.

Ish-kancelari i Dukatit të Lancasterit dhe ministri i policisë Kit Malthouse është emëruar sekretare e arsimit. Alister Jack është riemëruar si sekretar i Skocisë, me Robert Buckland që mban postin e tij si sekretar i shtetit për Uellsin.

Asnjë nga ata që e mbështetën rivalin e saj Rishi Sunak, nuk do të mbetet në kabinetin e saj të plotë. Bëhet fjalë për Dominic Raab, Grant Shapps, George Eustice dhe Steve Barclay.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme