Thirrjet e OKB/ Zelensky: Mbështesim zonën e sigurisë nëse synon të çmilitarizojë territorin e centralit bërthamor

Thirrjet e OKB-së për një zonë të mbrojtjes së sigurisë në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, janë mirëpritur nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit deklaroi se do të mbështeste zonën e sigurisë nëse synon të çmilitarizonte territorin e centralit bërthamor.
Në një raport të botuar më 6 shtator, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se bombardimi i stacionit më të madh bërthamor në Evropë mund të çojë në lëshimin e pakufizuar të materialeve radioaktive, ndërsa prania e pajisjeve ushtarake ruse në vend mund të minojë sigurinë e saj.
Zelensky tha se raporti vuri në dukje praninë e pajisjeve ushtarake ruse në territorin e uzinës dhe iu referua presionit ndaj punonjësve, së bashku me “referencat e qarta për pushtimin ushtarak rus”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




