Agjencia e OKB-së bën thirrje për një zonë sigurie rreth centralit bërthamor të Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Agjencia mbikqyrëse bërthamore e OKB-së, i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës të krijojnë një “zonë të sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes së sigurisë” rreth termocentralit Zaporizhzhia, mes frikës në rritje se luftimet mund të shkaktojnë një katastrofë në një vend ende në agoni nga fatkeqësia e Çernobilit. 

Në një raport pas një vizite nga një ekip inspektimi javën e kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se “granatimet në vend dhe në afërsi të saj duhet të ndalen menjëherë për të shmangur çdo dëmtim të mëtejshëm në termocentral dhe objektet e lidhura me të, për sigurinë e personelit operativ.” 

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi, i cili drejtoi vizitën e inspektimit, do të informojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi gjetjet e tij. Granatimet vazhduan rreth centralit bërthamor më të madh të Evropës.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia akuzuan forcat ukrainase për bombardimin e Enerhodar, qytetin ku ndodhet centrali, ndërsa ukrainasit thanë se forcat e Kremlinit sulmuan qytetin e Nikopolit, përtej lumit Dnieper nga termocentrali. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme