Tërmeti 6.8 ballë në Sichuan të Kinës, shkon në 65 numri i viktimave, qindra të plagosur

Tërmeti i fortë që tronditi Kinën jugperëndimore shkaktoi 65 viktima dhe plagosi qindra të tjerë. Tërmeti me magnitudë 6.8 e shkallës rihter goditi një zonë malore në qarkun Luding në provincën Sichuan, e cila ndodhet në buzë të Rrafshnaltës Tibetiane ku takohen pllakat tektonike dhe goditet rregullisht nga tërmetet.
Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin provincial të Chengdu, 21 milionë banorët e të cilit janë tashmë nën një bllokim COVID-19. U ngritën tenda për më shumë se 50,000 njerëz që u zhvendosën nga shtëpitë e pasigurta nga tërmeti. Shumë prej ndërtesave janë ndërtuar nga një përzierje druri dhe tullash.
Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar se shpëtimi i jetës së njerëzve duhet të jetë përparësia kryesore e punës së ndihmës pas tërmetit në provincën Sichuan.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




