U nda nga jeta 4 ditë më parë, rusët i japin lamtumirën e fundit Mikhail Gorbaçovit, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik

Botë | 4 vite më parë

Qindra qytetarë në Moskë i kanë bërë nderimet e fundit Mikhail Gorbaçovit, liderit të fundit sovjetik që solli përfundimin paqësor të Luftës së Ftohtë.

Ceremonia e fundit e lamtumirës për Gorbaçovin , i cili vdiq në moshën 91-vjeçare, filloi në orën 10:00 të mëngjesit me orën dhe do të zgjasë deri në orët e pasdites në Sallën e Kolonave të Moskës, në të njëjtin vend ku i është dhënë lamtumira në ceremoni  shtetërore ish-udhëheqësve sovjetikë si Joseph Stalin dhe Vladimir Lenin.

Gorbaçovi do të varroset pranë gruas së tij Raisa në varrezat Novodevichy. Kremlini nuk ka shpallur një funeral shtetëror për Gorbaçovin, ndërsa Vladimir Putin nuk do të jetë i pranishëm në varrim.

Gorbaçovmori pushtetin në 1985, duke prezantuar reforma të guximshme dhe duke hapur BRSS ndaj botës. Por ai nuk ishte në gjendje të parandalonte kolapsin e bashkimit në 1991 dhe shumë rusë e fajësojnë atë për vitet e trazirave që pasuan.

Jashtë Rusisë, ai respektohej gjerësisht, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres që tha se ai kishte “ndryshuar rrjedhën e historisë”, dhe presidenti i SHBA Joe Biden e quajti atë një “lider të rrallë”. Spitali në Moskë ku Gorbacov vdiq të martën tha në një deklaratë të shkurtër se ai kishte vuajtur nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë, por zbuloi shkakun e vdekjes.

Ai shihet në Perëndim si një arkitekt i reformave që krijoi kushtet për përfundimin e Luftës së Ftohtë në 1991, një kohë e tensioneve të thella midis Bashkimit Sovjetik dhe vendeve perëndimore, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë. Ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1990 “për rolin kryesor që luajti në ndryshimet rrënjësore në marrëdhëniet Lindje-Perëndim”.

Por në Rusinë e re që u shfaq pas vitit 1991, ai ishte në periferi të politikës, duke u fokusuar në projekte arsimore dhe humanitare./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme