Hetimi ndaj Trump, gjykata amerikane publikon listën e materialeve të sekuestruara në Mar-a-Lago

Botë | 4 vite më parë

Një gjykatë amerikane ka bërë publike një inventar të detajuar të materialeve të sekuestruar nga FBI-ja në shtëpinë e ish-presidentit, Donald Trump, në Florida muajin e kaluar. Sipas dosjes, agjentët morën 33 kuti me dokumenta, duke përfshirë edhe dhjetëra dosje boshe të shënuara si “të klasifikuara”. 

Lista zbulon gjithashtu se disa dokumente të shënuara si “sekret” dhe “tepër sekret”, janë gjetur në zyrën e Trump. Ish- presidenti, i cili po hetohet për abuzim me të dhënat e klasifikuara, mohon keqbërjen. Ndër sendet e gjetura pas kontrollit të paprecedentë të 8 gushtit në Mar-a-Lago ishin: 

3- dokumente të shënuara si “konfidenciale”

17- dokumente të shënuara “sekret”

7- dokumente të shënuara “top sekret”

43- dosje bosh me banderola “të klasifikuara”

28- dosje bosh me etiketën “Kthimi te sekretari i stafit/ndihmës ushtarak”

Pas largimit nga detyra, presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe e-mailet e tyre në Arkivin Kombëtar.  Departamenti i drejtësisë po shqyrton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrë të kokorrekte të dhënat, duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në pronën e tij në Mar-a-Lago. pasi ai u largua nga detyra në janar 2021.

Prokurorët pretendojnë se Trump dhe avokatët e tij nuk arritën t’i jepnin dokumentet vullnetarisht dhe, sipas tyre, “ka të ngjarë që ata fshehën ose hoqën të dhënat”, si pjesë e një përpjekjeje për të penguar hetimin. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme