Foto/ Tentativë për vrasjen e zv.Presidentes së Argjentinës, policia arreston autorin

Zëvendëspresidentja e Argjentinës i ka shpëtuar një tentative për vrasje. Teksa po përshëndeste mbështetësit e saj jashtë shtëpisë, një person i ka drejtuar armën zv.Presidentes Cristina Fernandez de Kirchner, por arma e autorit është bllokuar. Presidenti Alberto Fernandez tha se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk shkrepi kur u ndez.
“Cristina mbetet gjallë sepse, për një arsye ende të pa konfirmuar teknikisht, arma, e cila përmbante pesë plumba, nuk shkrepi. Përpjekja ndaj jetës së zonjës de Kirchner ishte një nga incidentet “më serioze” që kur vendi u kthye në demokraci në 1983. Mund të mos pajtohemi, mund të kemi mosmarrëveshje të thella, por gjuha e urrejtjes nuk mund të ndodhë sepse ajo ushqen dhunë dhe nuk ka asnjë shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë”, tha Fernandez.
Policia tha se personi i armatosur, të cilin mediat lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar. Ata po përpiqen të zbulojnë motivin e sulmit.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




