Biden: Forcat MAGA janë një kërcënim për demokracinë amerikane

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se mbështetësit e Donald Trump, (MAGA) janë një kërcënim për demokracinë. Sipas tij, forcat MAGA janë të vendosura që ta kthejnë vendin pas. “Forcat Maga janë të vendosura ta kthejnë këtë vend prapa”, tha ai në një fjalim të mbajtur në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së SHBA. Biden deklaroi se nuk po dënonte 74 milionë amerikanët që votuan për Trump dy vjet më parë.
“Jo çdo republikan, madje as shumica e republikanëve, nuk janë republikanë MAGA. Por nuk ka dyshim që partia republikane sot është e dominuar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trump dhe republikanët MAGA, dhe ky është një kërcënim për këtë vend”, tha Biden.
Sipas BBC, Presidenti tha se mbështetësit e Trump menduan për turmën që sulmoi Kapitolin e SHBA vitin e kaluar si patriotë dhe jo si kryengritës.
“Për një kohë të gjatë i thamë vetes se demokracia amerikane është e garantuar. Por nuk është. Ne duhet ta mbrojmë atë. Mbroni atë. Mbroni atë. Secili prej nesh”, theksoi Biden. Presidenti, i cili erdhi në detyrë duke u zotuar për të bashkuar vendin, së fundmi ka mprehur retorikën e tij kundër mbështetësve të Trump.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




