Lavrov: Moska pret që raporti mbi gjendjen e termocentralit të jetë i paanshëm

Duke folur përpara se të mbërrinin inspektorët, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska pret që inspektorët bërthamorë të OKB-së të prodhonin një raport të paanshëm mbi gjendjen e termocentralit Zaporizhzhia.
Rusia po punonte për të garantuar sigurinë e vizitës në vendin e mbajtur nga Rusia, tha ai, në komentet e cituara nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që uzina të jetë e sigurt, të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe që misioni atje të zbatojë të gjitha planet e tij,” tha ai në një takim me studentët në Moskë.
“Ata [inspektorët e OKB-së] thonë se nuk kanë mandat të përcaktojnë se kush është fajtori, por, sigurisht, do t’u tregohen të gjitha gjurmët që ishin nga bombardimet e Ukrainës”, u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Kievi dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi.
rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




