Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Gorbaçovit, Kremlini: E ka axhendën e zënë

Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Mikhail Gorbaçovit, liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, ka thënë Kremlini. Gorbaçovi vdiq të martën në moshën 91 vjeçare , ndërsa nuk do të përcillet për në banesën e fundit me një ceremoni zyrtare funerali, lideri i parë që nga Nikita Hrushovi që nuk i jepet ky nder.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se për shkak të axhendës së ngarkuar, Putin nuk do të merrte pjesë në një ceremoni publike të lamtumirës në Shtëpinë e Sindikatave të Moskës, ose në funeralin në varrezat Novodevichy të shtunën. “Fatkeqësisht, orari i punës së presidentit nuk do ta lejojë atë,” tha Peskov.
Putin i bëri nderimet e tij liderit sovjetik të enjten në mëngjes, duke lënë lule pranë arkivolit të Gorbaçovit në sallën e zisë së spitalit klinik qendror të Moskës./ The Guardian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




