Goditet organizata mafioze “Ndrangheta” në Itali, 202 persona të arrestuar, mes tyre edhe një kryebashkiak

Botë | 4 vite më parë

202 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Itali, pasi u ndërmor një operacion kundër organizatës mafioze, “Ndrangheta”, ndërsa mes të arrestuarve është edhe kryebashkiaku i qytetit Rendes, Marcello Manna dhe dy këshilltarë. 139 prej të arrestuarve janë lënë në burg, 50 në arrest shtëpie dhe 12 në detyrim paraqitje.

Hetimet mbi grupin nisën në vitin 2017 dhe u shtrinë deri në vitin 2021, ku u anëtarëve të kësaj organizate kriminale iu përgjuan telefonat dhe po ashtu u ndoqën nga hetuesit.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë mafioz, zhvatje, fajde, ushtrim abuziv i kredisë, dëmtim, krime në lidhje me armët dhe municionet, krimet kundër personit, kundër pronës, kundër administratës publike, trafikimi i drogës, pastrimi i parave, ripërdorimi i parave në veprimtari ekonomike dhe regjistrim fiktive të pasurisë.

Po ashtu është zbatuar edhe një dekret urgjent për sekuestrimin parandalues ​​të pasurive të paluajtshme, kompanive, shoqërive tregtare, që u atribuohen shumë të dyshuarve, në vlerë mbi 72 milionë euro./ Ilsole24

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme