Ministrat e Jashtëm të BE pezullojnë marrëveshjen për viza me Moskën

Botë | 4 vite më parë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të pezullojnë një marrëveshje për viza me Moskën, duke e bërë më të vështirë për qytetarët rusë hyrjen në bllok.

Ukraina dhe disa shtete anëtare kishin bërë thirrje për një ndalim të plotë, Franca dhe Gjermania ishin kundër. Më shumë se një milion qytetarë rusë kanë udhëtuar në BE që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt. Disa vende lindore të BE-së që kufizojnë Rusinë pritet të vendosin kufizime të mëtejshme.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e kritikoi vendimin si një “gjysmë masë”. “Në lidhje me Rusinë [kjo] është pikërisht ajo që çoi në pushtimin në shkallë të gjerë të 24 shkurtit,” tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se rritja e konsiderueshme e pikave kufitare nga Rusia e bëri të nevojshme pezullimin e marrëveshjes.

“Ky është bërë një rrezik sigurie për këto shtete fqinje.Përveç kësaj, ne kemi parë shumë rusë që udhëtonin për t’u çlodhur dhe për të bërë pazar sikur të mos kishte luftë në Ukrainë”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme