Rriten rastet me COVID, Chengdu fut në izolim 21 milionë banorë, mbyllen bizneset

Botë | 4 vite më parë

Nga dita e sotme (1 shtator) Chengdu është futur në izolim. 21 milionë banorë janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe bizneset janë mbyllur, si pasojë e COVID.

Të gjithë banorët në metropolin kinez në Chengdu janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi nga ora 18:00.  Sipas CNN, familjet mund të dërgojnë një person për blerje ushqimore një herë në ditë me një test negativ dhe banorët me kërkesa urgjente si kërkimi i kujdesit mjekësor i nënshtrohen miratimit të komitetit të lagjes.

Të gjitha bizneset janë mbyllur, përveç supermarketeve, farmacive dhe spitaleve. Ngrënia në restorant është gjithashtu e pezulluar. Kina është një nga vendet e fundit në botë që ende zbaton masa të rrepta zero-Covid, të cilat mbështeten në mbikëqyrjen gjithëpërfshirëse dixhitale, testime masive, karantina të gjera dhe bllokime të menjëhershme. Kufizimet e pafundme kanë përmbysur jetën e përditshme dhe i kanë dhënë një goditje të rëndë ekonomisë së ngadalësuar. Në korrik, papunësia e të rinjve në Kinë arriti një rekord të lartë, me një në pesë të rinj pa punë. Chengdu raportoi 156 raste Covid të mërkurën, duke e çuar numrin total të rasteve në më shumë se 700 gjatë javës së kaluar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme