Sulmohet pallati presidencial, vriten 15 persona në Bagdad

Të paktën 15 persona janë vrarë gjatë natës në Bagdad gjatë përleshjeve me armë mes forcave irakiane të sigurisë dhe mbështetësve të një kleriku të fuqishëm shiit. Zyrtarët thonë se shumë persona të tjerë u plagosën pasi protestuesit besnikë të Muqtada al-Sadr sulmuan pallatin presidencial. Dhuna u ndez pasi Sadr njoftoi tërheqjen e tij nga politika.
Kryeministri i përkohshëm i Irakut ka bërë thirrje për qetësi dhe ushtria ka shpallur shtetrrethim mbarëkombëtar pas trazirave në disa qytete të tjera. Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar rreth Zonës së Gjelbër të qytetit, një zonë që strehon ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja. Stafi i ambasadës holandeze u detyrua të transferohej në misionin gjerman për shkak të përplasjeve.
Irani ka mbyllur kufijtë e tij me Irakun në mes të luftimeve dhe Kuvajti u ka kërkuar qytetarëve të tij që të largohen menjëherë nga vendi. Sipas BBC, 15 mbështetës të Sadr ishin qëlluar për vdekje dhe rreth 350 protestues të tjerë u plagosën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




