Vazhdon bombardimi i qyteteve pranë centralit bërthamor të Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Sulmet ruse me raketa dhe artileri vunë në shënjestër sërish zonat përtej lumit Dnieper, pranë termocentralit më të madh bërthamor në  Evropë. Kjo u bë ë ditur nga zyrtarët ukrainas. Egziston frika se luftimet në afërsi mund të dëmtojnë centralin dhe të shkaktojnë një rrjedhje rrezatimi. 

Forcat ruse morën kontrollin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, menjëherë pas fillimit të luftës, dhe mbajnë territorin ngjitur me termoncentralin përgjatë bregut të majtë të lumit. Ndërsa Ukraina kontrollon bregun e djathtë, duke përfshirë qytetet Nikopol dhe Marhanets, të cilët janë 10 kilometra larg nga uzina. 

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha sot se forcat ukrainase kishin granatuar centralin dy herë gjatë të shtunës dhe disa predha ranë pranë ndërtesave që ruanin karburantin e reaktorit dhe mbetjet radioaktive. Të shtënat e forta gjatë natës lanë pjesë të Nikopolit pa energji elektrike, tha Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit Dnipropetrovsk.  

Sulmet me raketa dëmtuan rreth një duzinë rezidencash në Marhanets, sipas Yevhen Yevtushenko, kreut të administratës, që drejton qytetin me rreth 45,000 banorë.

Qyteti i Zaporizhzhia, rreth 40 kilometra mbi lumë nga centrali bërthamor, u vu nën zjarr gjatë natës, duke plagosur dy persona, tha anëtari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev. Hidrocentrali Kakhovka dhe qyteti ngjitur me të u goditën nga raketat ukrainase tre herë të dielën, tha Vladimir Leontyev, kreu i administratës lokale të instaluar nga Rusia. 

Diga e uzinës është një rrugë kryesore përgjatë lumit dhe një rrugë potencialisht kyçe e furnizimit për forcat ruse. Diga formon një rezervuar që siguron ujë për uzinën bërthamore të Zaporizhzhia. Në Ukrainën lindore, ku forcat ruse dhe separatiste po përpiqen të marrin kontrollin, bombardimet goditën qytetet e mëdha dhe strategjike të rëndësishme si Kramatorsk dhe Slovyansk. Nuk  raportohet për viktima, tha Pavlo Kyrylenko, guvernatori i rajonit të Donetsk. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme