Covid-19/ Mbi 600 milionë të infektuar në botë që nga shfaqja e virusit

Botë | 4 vite më parë

Rastet e regjistruara të COVID-19 kanë kaluar shifrën 600 milionë në mbarë botën që nga shfaqja e virusit në Kinë në fund të vitit 2019, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Në të njëjtën kohë, vdekjet për shkak të COVID-19 ishin 6,485,233.

SHBA, me 94,184,146 raste dhe 1,043,838 vdekje nga infeksioni i shkaktuar nga virusi, mbetet shteti në botë që ka pësuar goditjen më të rëndë nga pandemia.  Ato përbëjnë pothuajse 16% të rasteve dhe vdekjeve. Është vendi i parë dhe i vetëm deri më sot që ka tejkaluar 1 milion vdekje për shkak të COVID-19.

India ka numrin e dytë më të madh të rasteve (44,398,696), e ndjekur nga Franca (34,662,834). 

Vende të tjera me më shumë se 20 milionë raste janë Brazili, Gjermania, Britania, Koreja e Jugut dhe Italia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme