Kriza energjetike/ Berlini po përgatitet të shtetëzojë Gazprom Germania

Botë | 4 vite më parë

Qeveria gjermane ka krijuar një kompani që do të marrë përsipër shtetëzimin eventual të Gazprom Germania, degë e gjigantit rus të energjisë në  Gjermani.

Mbikëqyrja e energjisë gjermane kishte siguruar në prill se do të menaxhonte kompaninë, e cila tregton, ruan dhe transporton gazin, në interes të Gjermanisë dhe Evropës.

Kompania mbajtëse, e koduar Securing Energy for Europe Holding GmbH (SEEHG), do të drejtohet nga dy avokatë dhe do të jetë përgjegjëse për investimet e kompanisë.

Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë tha se kjo është një masë paraprake në funksion të një ristrukturimi të mundshëm të filialit gjerman të Gazprom.

Filiali u braktis praktikisht në prill, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Shumë shtete evropiane po përgatiten për mungesa të mundshme të energjisë këtë dimër, por Gjermania është ajo që e ndjen më shumë pasigurinë pasi më shumë se gjysma e importeve të gazit për të vinin nga Rusia, deri para luftës në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme