Prej 10 vitesh në bazën e NATO-s në Napoli të Italisë, zbulohet agjentja sekrete ruse

Për dhjetë vjet, nga viti 2008 deri në 2018, një agjente ruse kishte arritur të depërtonte në bazën e NATO -s në Napoli të Italisë, siç zbulohet nga një hetim i kryer nga gazeta “La Repubblica”, në bashkëpunim me revistën gjermane “Der Spiegel”.
Hetimi zbuloi se agjentja, e cili quhej Maria Adela Kufeld Rivera, përdorte pasaporta të inteligjencës ruse. “Ajo ishte një vajzë tridhjetë vjeçare, veçanërisht inteligjente, që fliste gjashtë gjuhë”, shkruan gazeta La Repubblica.
Nuk mund të konstatohet nëse spiunia “vodhi” informacione të klasifikuara, por është e qartë se ajo ra në kontakt me një zonë që është niveli më i lartë i fuqisë ushtarake, operacionale të vendeve perëndimore në Evropë.
Sipas “La Repubblica”, burimet e inteligjencës italiane thonë se rreth një e treta e diplomatëve rusë në Itali (rreth 80 nga gjithsej 240) thuhet se janë anëtarë të tre shërbimeve sekrete të Moskës.
“Para se të zhdukej, ajo pushtoi shumë zemra, dhe shkaktoi një sërë zhgënjimesh romantike”, shkruan gazeta italiane për agjenten./ La Republica
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




