U arrestua në Gramsh për spiunazh, Moska urdhër-arresti ndërkombëtar për Tomofeyevan, kërkon ekstradimin e saj

Turistja ruse Svetlana Timofeyeva e arrestuar në Shqipëri së bashku me rusin Mihhail Zorin dhe ukrainasin Fedis Alpatov për sulmin në Uzinën e Armëve në Gramsh, është akuzuar nga Gjykata Meschansky në Moskë për marrjen e informacionit të klasifikuar, në mungesë. Gjykata ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për Tomofeyeva-n ndërsa kërkon dhe ekstradimin e saj.
“Një gjykatë e Meschansky vendosi në mungesë për të ndaluar të pandehurën Timofeyeva Svetlana Valeriyevna për dy muaj që nga kapja ose dorëzimi, nëse ajo ekstradohej ose deportohej përsëri në Federatën Ruse. Një urdhër arresti ndërkombëtar u lëshua kundër të pandehurit”, tha zyra e shtypit, raporton TASS.
Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan më 20 gusht pasi u futën në Uzinën e Armëve në Gramsh dhe sulmuan dy ushtarë të cilët mbetën të plagosur. Më 24 gusht, Gjykata e Elbasanit caktoi masën “arrest me burg” për 2 rusët dhe ukrainasin, të cilët akuzohen për spiunazh. Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov u akuzuan për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




