Reaktorët e termocentralit bërthamor Zaporizhia jashtë funksionit, shkëput nga rrjeti i energjisë për herë të parë në histori

Dy reaktorët e fundit në funksionim në termocentralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainën jugore u mbyllën pasi bombardimet në një vend ngjitur shkatërruan linjat e furnizimit. Lajmin e bëri me dije “Energoatom”, Kompania shtetërore e Energjisë Bërthamore e vendit. Kievi dhe Moska po akuzojnë njëri-tjetrin për “sulme” në rajon, në afërsi të termocentralit më të madh bërthamor të Evropës që po ushqen frikën për një aksident të mundshëm katastrofik bërthamor.
“Termocentrali bërthamor i Zaporizhia u shkëput plotësisht nga rrjeti elektrik për herë të parë në histori“, raporton Energoatom.
Sulmet u regjistruan në një fabrikë qymyri e vendosur pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, duke shkatërruar linjat e furnizimit që lidhin centralin bërthamor me rrjetin elektrik të Ukrainës. Për pasojë janë shkëputur nga rrjeti dy njësitë operative të stacionit. Sipas Energoatom, sistemet e sigurisë së uzinës funksionojnë normalisht dhe po punohet për të rilidhur një nga reaktorët në rrjet./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




