113 milionë vite më parë/ Thatësira zbulon gjurmë dinozauri, dalin në sipërfaqe në shtratin e një lumi

Botë | 4 vite më parë

Kushtet jashtëzakonisht të thata këtë verë, ka bërë që lumenjtë të thahen plotësisht në shumicën e vendeve, duke ekspozuar gjurmë të reja në parkun “Lugina e Dinozaurëve”.

Gjurmët e dinosaurve që datojnë 113 milionë vjet më parë kanë dalë në dritë në një shtrat lumi të tharë nëTeksas, SHBA. 

Zbulimi emocionoi punonjësit e këtij parku, i cili ndodhet pranë qytetit të Dallasit dhe u emërua ” Lugina e Dinozaurëve ” për shkak të pranisë së gjurmëve të shumta të dinosaurëve në zonën përreth.

“Shumica e gjurmëve të zbuluara së fundmi, në pjesë të ndryshme të lumit, vijnë nga një Acrocanthosaurus.Theropodi vlerësohet të ketë qenë 5 metra i gjatë dhe peshonte gati shtatë ton”, thyhej në koment nga Parku Shtetëror i Luginës së Dinozaurëve.

Sauroposidon është një lloj tjetër dinosauri që la gjurmë në park . Vlerësohet se me qafën e saj të gjatë arrinte një lartësi prej 18 metrash dhe peshonte rreth 44 tonë.

Parku Shtetëror i Dinosaur Valley hapi portat e tij për publikun në vitin 1972. Ky park synon të mbrojë gjurmët e shumta prehistorike që gjenden në zonë.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme