Të ftuarat e saj në rezidencën zyrtare postojnë foto gjysmë të zhveshura, kryeministrja finlandeze kërkon falje

Botë | 4 vite më parë

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka kërkuar falje për një foto gjysmë të zhveshura të dy të ftuarve në rezidencën e saj zyrtare.  Fotoja e dy influencuesve të njohur është realizuar brenda rezidencës së kryeministrit në korrik dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale të martën.

Marin pranoi se “fotografia nuk është e përshtatshme” dhe kërkoi falje.

Në të, dy gra shihen duke u puthur me njëra-tjetrën duke mbuluar gjoksin e tyre të zhveshur me shkrimin “Finlandë”.

Marin tha se festa në rezidencën e saj zyrtare në Helsinki, Kesaranta, ndodhi pas festivalit muzikor Ruisrock në korrik. Mediat finlandeze raportojnë se fotografia është bërë në tualetet e katit të poshtëm të përdorur nga mysafirët.

“Ne kishim sauna, notuam dhe kaluam kohë së bashku. Kjo lloj fotografie nuk duhej të ishte bërë, por veç kësaj, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi”,  tha ajo.

Drama aktuale politike që e rrethon 36-vjeccaren, vjen ndërsa Finlanda po përpiqet t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s.

Sanna Marin nuk e ka fshehur se shijon aktivitete normale, si p.sh. klubet me miqtë dhe ndjekja e festivaleve muzikore, pavarësisht kritikave./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme