Kriza energjitike, Bangladeshi shton një ditë pushimi për shkollat, shkurton oraret e punës

Kriza energjitike po shtrin ndikimin e saj në të gjithë botën. Sipas BBC, Bangladeshi do të shtojë një ditë më shumë pushimi për shkollat si dhe do të reduktojë orët e punës për të lehtësuar mungesën e energjisë elektrike. Sekretari i kabinetit të Bangladeshit, Khandker Anwarul Islam tha se shkollat të cilat më parë ishin të mbyllura vetëm të premteve, tashmë do të mbyllen edhe të shtunave.
Ndërkohë, zyrat qeveritare dhe bankat do të shkurtojnë orarin e tyre të punës në shtatë orë në ditë, në vend të tetë orëve. “Megjithatë, zyrat private do të lejohen të caktojnë orarin e tyre të punës”, tha Islam. Ai shtoi se qeveria do të vazhdojë të sigurojë energji për fshatrat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




