Tjetër aksident i rëndë në Turqi, kamioni merr përpara turmën me njerëz, 16 viktima dhe 29 të plagosur

Botë | 4 vite më parë

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Turqi këtë të shtunë, ku të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një kamion përplasi turmën me njerëz në qytetin Derrick.

8 nga 29 personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mosfunksionimi i frenave të kamionit.

Aksidenti i rëndë u regjistrua vetëm pak orë pasi 16 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën, kur një autobus ndërqytetës u përplas me një ambulancë dhe një zjarrfikëse.

Ambulanca, Zjarrfikësja dhe gazetarët ishin në vendngjarje për një tjetër aksident që kishte ndodhur pak minuta më parë, për këtë arsye mes viktimave janë edhe 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 gazetarë

/ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme