Marrëveshja e grurit Rusi-Ukrainë, Turqia: Ka hedhur bazat për një mjedis të përhershëm paqeje

Rreth 27 anije të ngarkuara me grurë janë larguar nga portet e Detit të Zi të Ukrainës që nga 1 gushti në bazë të një marrëveshjeje eksporti të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. e cila ka hedhur “bazën për një mjedis të përhershëm paqeje”, tha
Në një fjalim këtë të shtunë, Ministri i Mbrojtjes i Turqisë tha se kjo marrëveshje ka hedhur bazat për një mjedis të përhershëm paqeje.
“Që nga 1 gushti, gjithsej 53 anije kanë lundruar për dërgesat e grurit, 27 prej të cilave janë nisur nga portet ukrainase“, tha Hulusi Akar në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll (JCC) së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Qendra përbëhet nga zyrtarë rusë, ukrainas, turq dhe të OKB-së që mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave ukrainase në Detin e Zi.
Guterres tha se më shumë se 650,000 tonë metrikë drithë dhe ushqime të tjera janë tashmë në rrugën e tyre drejt tregjeve në mbarë botën.
Ata theksuan rëndësinë e këtyre eksporteve pasi do të ndihmonte në kapërcimin e krizës së ushqimit që prek të gjithë botën, veçanërisht në uljen e çmimeve.
Rusia dhe Ukraina janë gjithashtu furnizuesit kryesorë të komponentëve kryesorë të plehrave: ure, potas dhe fosfat.
“Pa plehra në 2022, mund të mos ketë ushqim të mjaftueshëm në 2023. Marrja e më shumë ushqimeve dhe plehrave nga Ukraina dhe Rusia është kritike për të qetësuar më tej tregjet e mallrave dhe çmime më të ulëta për konsumatorët,” tha Guterres.
Marrëveshj, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, dhe e nënshkruar nga përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina në korrik, premtoi të zhbllokojë portet në Detin e Zi për të lejuar kalimin e sigurt të drithërave dhe farave./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




