Kina dënon me 13 vite burg miliarderin, një nga njerëzit më të pasur në vend

Një miliarder kinezo-kanadez është dënuar me 13 vjet burg në Kinë dhe kompania e tij është gjobitur më shumë se 8 miliardë dollarë. Xiao Jianhua dhe kompania e tij “Tomorrow Holdings” u akuzuan për përvetësim dhe ryshfet. Xiao, një nga njerëzit më të pasur të Kinës, u pa për herë të fundit duke u larguar nga një hotel luksoz në Hong Kong në vitin 2017.
Që atëherë nuk kishte asnjë fjalë zyrtare nga ai, derisa ambasada kanadeze tha në korrik se ai do të përballej me gjyqin.
Xiao dhe firma e tij u shpallën fajtorë për “përthithje të paligjshme të depozitave publike, shkelje të besimit në përdorimin e pronës së besuar dhe përdorim të paligjshëm të fondeve.
Sipas gjykatës, Xiao dhe firma e tij kishin “shkelur rëndë urdhrin e menaxhimit financiar” dhe “dëmtonin sigurinë financiare të shtetit”. Gjykata tha se Xiao dhe kompania e tij e kishin pranuar fajin dhe kishin bashkëpunuar me autoritetet dhe kështu dënimi i tyre ishte zbutur.
Në korrik, ambasada kanadeze tha se diplomatëve të saj u ishte mohuar aksesi në gjyq. E pyetur të premten në lidhje me të drejtën e Xiaos për të aksesuar shërbimet konsullore kanadeze si shtetas kanadez, ministria e jashtme e Kinës tha se Kina nuk e njeh shtetësinë e dyfishtë dhe kështu Xiao nuk kishte të drejta të tilla./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




