Një ditë para dialogut Prishtinë-Beograd, Kurti dhe Vuçiç takohen sot me Stoltenberg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohen sot (17 gusht) me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg në selinë e NATO. Fillimisht Stoltenberg do të presë në takim Kryeministrin Kurti, me të cilin do të japë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas Stoltenberg do të presë në takim Presidentin Vuçiç me të cilin gjithashtu do të japë një konferencë për shtyp për të bërë një përmbledhje të takimit dhe atë se çfarë u diskutua mes tyre.
Më 18 gusht, do të mbahet dialogu Prishtinë-Beograd, ku i dërguari i BE Miroslav Lajçak do të ndërmjetësojë takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel, ku i pranishëm do të jetë dhe përfaqësuesi i lartë i BE Josep Borrell.
Takimi mes tyre do të nisë më 18 gusht në orën 10:30, në fokus të së cilit do të jetë rruga për dialog dhe arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i lartë i BE do të zhvillojë takime të veçanta me të dy liderët dhe më pas do të mbajë një deklaratë për media.
Takimi vjen pas tensioneve në veri të Kosovës mbrëmjen e 31 korrikut, pas vendimit të qeverisë kosovare për vendosjen e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet serbe, vendim që më pas u shty me 30 ditë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




