Ish-udhëheqësi afgan, mbron vendimin e tij për t’u larguar, pas pushtimit të Kabulit nga talebanët

Një vit pas pushtimit të Kabulit nga talebanët, ish-presidenti i Afganistanit, deklaron se ishte i drejtë vendimi për t’u larguar. Ashraf Ghani tha për CNN se në mëngjesin e 15 gushtit 2021, me talebanët në portat e kryeqytetit afgan, ai ishte i fundit që kishte mbetur në pallatin presidencial, pasi edhe rojet e tij ishin zhdukur.
Ai tha se ministri i Mbrojtjes i kishte thënë më herët se Kabuli nuk mund të mbrohet. Ai pretendoi se njërit prej kuzhinierëve në pallat i ishin ofruar 100,000 dollarë për ta helmuar.
“Arsyeja pse u largova ishte sepse nuk doja t’u jepja talebanëve dhe mbështetësve të tyre kënaqësinë për të poshtëruar përsëri një president afgan, si dhe për ta detyruar atë që të nënshkruante legjitimitetin e qeverisë,” tha ai. “Unë kurrë nuk kam pasur frikë.”
Kritikët thonë se largimi i papritur dhe i fshehtë i Ghani më 15 gusht, e la qytetin pa drejtim, pasi forcat e SHBA-së dhe NATO-s ishin në fazat e fundit të tërheqjes së tyre kaotike nga vendi pas 20 vjetësh. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




