Rusia zotohet për zgjerimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut, Putin letër Kim Jon Un-it

Rusia është zotuar të zgjerojë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe me Korenë e Veriut. Deklarata është bërë nga Presidenti rus Vladimir Putin i cili në një letër dërguar Kim Jong Un-it në ditën e çlirimit të Phenianit, tha se masa do të ishte në interes të të dy vendeve.
Nga ana tjetër, Kim u shpreh se miqësia midis të dy kombeve ishte krijuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë dhe do të forcohej më shumë. Sipas BBC, Kim tha se miqësia Rusi-Kore e Veriut “e farkëtuar në luftën anti-japoneze” ishte “konsoliduar dhe zhvilluar shekull pas shekulli”.
Ai shtoi se “bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti” midis dy vendeve “ishte vënë në një skenë të re të lartë, në frontin e përbashkët për frustrimin e kërcënimit dhe provokimit ushtarak të forcave armiqësore”.
Pheniani nuk i identifikoi forcat armiqësore me emër, por termi është përdorur vazhdimisht nga Koreja e Veriut për t’iu referuar SHBA-së dhe aleatëve të saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




