Macron nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nënshkruar protokollin e ratifikimit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Lajmi njoftohet nga pallati Élysée duke e bërë Francën vendin e 24 që nënshkruan për pranin e dy vendeve nordike, raportohet në TASS
“Kjo zgjedhje sovrane nga Finlanda dhe Suedia do të forcojë sigurinë e tyre përballë kërcënimit ekzistues në afërsi të tyre të menjëhershme dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm në pozicionin kolektiv dhe sigurinë tonë evropiane,”tha Macron
Më herët, parlamenti francez kishte miratuar pranimin e dy vendeve nordike në aleancën e mbrojtjes.
Pak ditë më parë, edhe presidenti amerikan Joe Biden firmosi protokollin për anëtarësimin e dy vendeve europiane në NATO.
Përpara se protokollet e anëtarësimit të hyjnë në fuqi, ato duhet të ratifikohen nga të 30 vendet anëtare të NATO-s. Deri më sot, më shumë se 20 nga 30 vendet që përbëjnë aleancën e kanë ratifikuar.
Suedia dhe Finlanda kanë qenë partnerë të NATO-s për një kohë të gjatë, por qëndruan larg anëtarësimit të plotë për dekada.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




