Departamenti i Drejtësisë kërkon që të zhbllokohet urdhri i kontrollit të shtëpisë së Trump

Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykate, që të zhbllokojë urdhrin e kontrollit që FBI-ja mori përpara se të kontrollonte pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland. Garland përmendi “interesin e konsiderueshëm publik për këtë çështje” në shpalljen e kërkesës në një konferencë shtypi të planifikuar me ngut të Departamentit të Drejtësisë.
Garland tha se ai personalisht miratoi urdhrin e kërkimit, i cili ishte pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të Departamentit të Drejtësisë për zbulimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë të gjetura nga shtëpia e Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida në fillim të këtij viti. Nuk është ende e qartë se kur kërkesa për çvulosje, e paraqitur në gjykatën federale në Miami, mund të aprovohej, ose kur mund të publikoheshin dokumentet. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




