1 mijë zjarrfikës në luftë me flakët në Francë, evakuohen 10 mijë banorë nga Bordeaux

Një zjarr i madh ka përfshirë jugperëndimin e Francës. Më shumë se 1 mijë zjarrfikës po luftojnë me flakët të cilat kanë shkatërruar tashmë rreth 17,300 hektarë pyll. Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordeaux ka shkatërruar një numër shtëpish dhe ka detyruar 10 mijë banorë të largohen.
“Është një ogre, është një përbindësh,” tha përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione. Sipas BBC, erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.
Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësirat në të gjithë kontinentin. Zjarri i madh në rajonin Gironde të Francës ka shpërthyer prej dy ditësh pranë komunës Landiras, rreth 30 km (19 milje) në jug-lindje të Bordeaux.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




