G7 thirrje Rusisë që t’i kthejë Ukrainës termocentralin bërthamor

Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se forcat e armatosura ruse po rritin ndjeshëm rreziqet bërthamore. Teksa dënojnë pushtimin rus në Ukrainë, ministrat e jashtëm e cilësojnë agresionin të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm.
“G7 kanë thënë se mbeten “thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi serioz” i paraqitur nga veprimet e Rusisë rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia.
Ata thonë se veprimet e forcave të armatosura të Rusisë po rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti apo incidenti bërthamor dhe po rrezikojnë popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar.
G7 përsërit “dënimin e tyre më të fortë” të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin ata e quajnë një “luftë agresioni të paprovokuar dhe të pajustifikueshme”, kanë thënë ata, raporton BBC.
Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 thonë se veprimet e Rusisë minojnë gjithashtu aftësinë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të monitoruar sigurinë e aktiviteteve bërthamore në Ukrainë.
Vendet e G7-ës kanë dënuar pushtimin nga Rusia të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe i kanë bërë thirrje Moskës që t’i kthejë menjëherë kontrollin e plotë Ukrainës.
“Stafi ukrainas që operon fabrikën “duhet të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij pa kërcënime apo presione. Është kontrolli i vazhdueshëm i Rusisë mbi uzinën që rrezikon rajonin. Federata Ruse duhet të tërheqë menjëherë trupat e saj nga brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe të respektojë territorin dhe sovranitetin e Ukrainës”, thanë ministrat e jashtëm të G7.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




