Pas kontrollit në rezidencën në Florida, Prokuroria i verifikon pasuritë e paluajtshme, Trump: Gjueti shtrigash

Botë | 4 vite më parë

Pas kontrollit në rezidencën në Florida nga FBI, ish-Presidenti Donad Trump sërish në telashe.

Prokuroria e Përgjithshme e Nju Jorkut ka nisur një verifikim mbi ish-presidentin për manipulim të vlerave të pasurive të paluajtshme.

Trump tha në një postim në Truth Social se do ta “shihte në sy prokuroren e Nju Jorkut si vazhdim i sagës së gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e SHBA. Kompania ime e madhe dhe unë, po sulmohemi nga të gjitha anët. Republika e Bananeve!”raporton CNN.

FBI ekzekutoi një urdhër kontrolli në Mar-a- Lago, rezidenca e tij kryesore në Florida e ish presidentit në lidhje me një hetim për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.

Ish-presidenti ka mohuar të ketë shkelje nga organizata e tij dhe e ka quajtur hetimin e Nju Jorkut të motivuar politikisht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme